E trishtë në Burrel/ U ndje keq në kopësht, fëmija ndërron jetë rrugës për spital

189
0

Një ngjarje mjaft e trishtë në Burrel, pasi një fëmijë 2 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Vogëlushi është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat në kopsht.

Stafi me anë të një mjeti privat e ka dërguar në spital, por i mituri fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.

Mësohet se i mituri ishte ditë më parë me temperaturë dhe të vjella.

Duke raportuar mbi ngjarjen, policia lokale tha se “një fëmijë i mitur i moshës 2 vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit”.

Por vogëlushi ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të hedhë dritë mbi tragjedinë.