Nga Lira Gjika
Sot fillon shkolla. Do të doja, t’i lutem mësuesve, që të jenë zemërgjerë me nxënësit e tyre. Mësuesit të mos shohin të metat, mos konstatoni harresat apo ato që nuk dinë. Përpiquni të dalloni ato që mbajnë mend, ato tregojuni. Është e vërtetë që nuk është punë e lehtë. Mësues ju e keni zgjedhur këtë profesion dhe ju nuk mund të quheni të tillë e të ushtroni profesionin tuaj nëse nuk keni nxënësit.
Prandaj mësues jini mirënjohës, mirënjohës nxënësve tuaj. Jepuni më të mirën e profesionit, nxënësve tuaj. Po e mbyll me një citat të një mësuesi të vjetër: “mësues i mirë, nuk është ai, që mbush kokën e nxënësit, por ai, që gjen boshllëkun në të dhe e nxit nxënësin të veprojë për ta pasuruar boshllëkun dhe për pasojë pasurohet mëndja dhe shpirti.