Pas 15 vitesh në Itali, cifti kthehet për të jetuar në fshat/ Fatmira vicit: Dammi un bacio!

467
0

Fatmira dhe Resul Baleta janë një çift që janë kthyer nga Italia në Gur të Bardhë. Bashkëshortët tregojnë për “Histori Shqiptare” në Tv Klan jetën e tyre të re në fshat dhe motivet që i bënë të shihnin drejt Shqipërisë. Tashmë ata kanë një bujtinë në këtë fshat.

Alma Çupi: Sa ndenje në Itali?

Resul Baleta: Në Itali kam ndenjur 14 vjet e gjysmë.

Alma Çupi: Bashkë?

Resul Baleta: Po. Ndërkohë papritmas babi u sëmur dhe për 3 javë vdiq dhe ngeli nëna. Unë pata kushërinj të mitë, njerëz të mitë me lekë por nuk i bëhej mirë se pleqtë nuk bëhen mirë me fëmijët e vet, jo me… vendosa që të iki.

Alma Çupi: Pra u kthyet për nënën.

Fatmira është përshtatur me jetën e fshatit e madje ka edhe një lopë të quajtur Tuna.

Fatmira Baleta: Tuna ishte viç, u rrit e u bë lopë, tani mbush kovën plot. Mi dai un bacio? Dammi un bacio.