Detaje nga vrasja e 23-vjeçarit shqiptar, Klajdi Bitri në Itali. Mediat italiane kanë publikuar pamje nga momenti i arrestimit të autorit algjerian. Karabinierët shihet teksa e shtrijnë në tokë për t’i vënë prangat, pak pasi tentoi të arratisej. Në dorë mbante një shtizë, me të cilën i mori jetën të riut shqiptar Klajdi Bitri.
Ngjarja ka ndodhur në provincën e Ankonës. Vrasësi i cili ishte arratisur me një makinë të errët u ndalua nga karabinierët e stacionit Falconara pak para orës 21.
Çfarë ndodhi?
I riu shqiptar mbrojti një shokun e tij. Sulmuesi ka vepruar sepse makina përpara tij po shkonte shumë ngadalë pranë një rrethrrotullimi.
Në atë moment ai dyshohet se doli nga një mjet tip ‘Polo’ e bardhë, me sa duket e drejtuar nga një grua, dhe filloi të dhunonte shoferin, një baba që po udhëtonte me gruan dhe fëmijët e tij të vegjël. Në mbrojtje të tij ka ndërhyrë 23-vjeçari, i cili i ka ndarë. Por sulmuesi u kthye duke marrë një shtizë peshkimi nga bagazhi duke e gjuajtur e duke lënë të vdekur shqiptarin.