Kjo fundjavë megjithëse do të ketë vranësira dhe prezencë të reshjeve të shiut, do të jetë me temperatura të larta. Meterologia Lajda Porja, ka zbuluar se dita e shtunë do të jetë paradite me diell, ndërsa pasdite do të ketë shi në veri dhe në qendër të vendit.
Sa i përket ditës së diel, do të jetë një ditë me mot të qendrueshëm, ku kthjellimet do të jenë prezente dhe temperaturat do vijojnë të mbeten shumë të larta. “Parashikohet që dita e sotme të ngjit termometrin në 38/39 gradë, në disa zona, kryesisht në qarqet Shkodër, Elbasan dhe Berat.
Për sa i përket motit, do të jetë i kthjellët paradite, pjesa e dytë e ditës do të ketë vranësira. Nuk do të mungojnë edhe reshjet e pakta në zonat veriore. E shtuna do të jetë paraditja me diell dhe e nxehtë, me temperatura deri në 40 gradë, pjesa e dytë e ditës do të sjellë rebesh shiu kryesisht në veri dhe qendër. Më pak reshje do të kenë zonat e jugut.
Për sa i përket ditës së diel, do të jetë një ditë me mot të qendrueshëm, ku kthjellimet do të jenë prezente dhe temperaturat mbeten shumë të larta në 39 apo 40 gradë celcius”, u shpreh meterologia.