Gjesti fisnik! Udhëtari harron çantën me 40 mijë dollarë në Rinas, personeli e gjen dhe ia kthen

201
0

Një gjest human ka ndodhur së fundmi në aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë.  Një pasagjer që udhëtonte drejt Malit të Zi kishte harruar një çantë me shumën prej 40 mijë dollarësh amerikanë.

Kur mbërriti në Tuz dhe pa se i mungonte çanta me lekët brenda, ai ka kontaktuar menjëherë me personnlein e aeroportit të Rinasit, të cilët u vunë në lëvizje, duke bërë të mundur gjetjen e çantës dhe më pas kthimin tek i zoti.

Pas këtij gjesti, shtetasi shqiptar nga Tuzi ka shprehur mirënjohjen e tij për personelin të aeroportit duke thënë se “ky është një gjest njerëzor dhe dëshmi se shqiptarët janë të besës dhe burrërisë”.