Keni probleme me gjumin? – Mos u shqetësoni, ndoshta bëni pjesë në “elitën genetike”

581
0

Është një fakt njohur gjerësisht se Margaret Thatcher mund të bëntë vetëm katër orë gjumë brenda një nate.

Ashtu sikurse ish-kryeministri britanik dhe disa liderë të tjerë pretendojnë se e bëjnë punën e tyre shumë mirë edhe nëse kanë bërë një pushim gjumi fare të shkurtër.

Jack Dorsey, i cili është CEO i Twitter tha së fundmi: “Nuk fle shumë, por është mjaftueshëm”.

Pra, pse ndodh që disa njerëz të jenë produktivë dhe energjikë, pavarësisht se flenë më pak se të gjithë të tjerët?

Një raport i kohëve të fundit i botuar nga Universiteti i Kalifornisë, San Francisco thotë se kjo ka të bëjë me gjenet tona.

Studimi analizoi një grup njerëzish që ishin në gjendje të mbijetonin e madje edhe të lulëzonin me fare pak orë gjumë dhe zbuloi që anëtarët e këtij grupi kishin diçka të përbashkët: një mutacion në një gjen të quajtur DEC2.

Njerëzit me këtë mutacion gjenetik “kanë lindur me një nevojë më të pakët për gjumë”, tha për CBS San Francisco, Dr Ying-Hui Fu, profesor i neuroshkencës dhe autor i studimit.

“Ata ndihen energjik dhe zgjuar edhe pas vetëm disa orëve gjumi”, do të thotë se ata shpesh mund të mbajnë më shumë se një punë dhe ende të gëzojnë shëndet të mirë mendor, shpjegoi ajo.

V.H/SCAN