Pas një jave rritje, bie sërish Euro, ja sa u këmbye të hënën monedha europiane

463
0

Pas një jave rritje, kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka shënuar një rënie të fortë.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 102.87 lekë.

Ndryshe nga një javë më parë, ku euro u këmbye me 105 lekë, sot ka rënë me pothuajse tre lekë.

Rënia e kursit të Euros është reflektuar në përmasa të ngjashme edhe në kursin e valutave të tjera kryesore. Dollari Amerikan u këmbye me 93.22 lekë, në rënie me 3.33 lekë krahasuar me fundin e javës së kaluar. Paundi Britanik u këmbye me 119.8 lekë, në rënie me 3.92 lekë nga një javë më parë.

Duket se forcimi i monedhës vendase po ndikon negativisht në sektorët eksportues të ekonomisë, tek biznesi, turizmi por dhe tek sektori i fasonerisë.

Gjithashtu forcimi i Lekut po i bën më të lira importet, duke bërë që Shqipëria të ketë inflacion më të ulët në krahasim me vendet e tjera në rajon.