Surprizat e Motit, metereologu zbulon cfarë pritet 15-ditëshin e parë të Gushtit

1317
0

Kjo javë, e cila përkon edhe me nisjen e muajit Gusht, nuk do të shoqërohet me temperatura të larta.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve deri ditën e mërkurë java do jetë e freskët. E enjtja dhe e premtja do sjellin një rritje të temperaturave me 3-4 gradë.

Sipas parashikimeve të meteorologëve, gjatë 15-ditëshit të parë të muajit Gusht, pritet të ketë edhe stuhi topikale afatshkurtra, por edhe ditë kur termometri pritet të ngjitet në 40 gradë.

Të shtunën dhe të dielën, temperaturat pritet të pësojnë ulje të ndjeshme, madje pritet dhe shi në një pjesë të madhe të territorit të vendit.