Arrestohet cifti shqiptarëve në Gjermani/ Policia s’u beson syve nga ajo që gjetën në banesën e çiftit

932
0

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë gjermane, bashkë me bashkëshorten e tij shtetase gjermane, pasi akuzohen për trafikimin të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Mediet gjermane raportojnë se policia bastisi në një operacion special apartamentin në Broßhauser Straße në Ohligs.

Në apartamentin e çiftit u gjetën dhe u sekuestruan tre armë zjarri dhe sasi të lëndëve narkotike. Gjithashtu mësohet se policia gjeti në banesën e çiftit një kasafortë me mijëra euro.