Kamionisti shqiptar humb jetën tragjikisht në Itali, shpëton i biri 8-vjeç

126
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 45-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke udhëtuar me djalin e tij 8-vjeç.

Sipas mediave italiane mësohet se shqiptari ishte duke udhëtuar me kamion në drejtim të veriut, në zonën e Torino di Sangros. Gjithashtu në mjet së bashku me 45-vjeçarin ishte edhe djali i tij 8-vjeç, i cili ishte në gjumë.

Thuhet se shoferi nuk kishte vënë re sinjalistikën dhe ka hyrë në një kantier rrugor ku dhe po punohej.  Për pasojë, kamioni është përplasur me një rimorkio ku ishin të vendosura disa barriera betoni.

Nga përplasja humbi jetën menjëherë 45-vjeçari shqiptar. Fatmirësisht djali i tij shpëtoi i dëmtuar.  Ndërkohë, mësohet se 8 persona të cilët punonin në kantier mbetën të plagosur dhe u dërguan menjëherë në spital.