Sëmuret rëndë bashkëshortja e Saimir Tahirit, ish ministri lirohet nga burgu për tu kujdesur për fëmijët

254
0

Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do ta vuajë pjesën e mbetur të dënimit jashtë qelisë së burgut. Ka qenë ky vendimi i marrë këtë të premte nga Gjykata e Elbasanit.

Diten e sotme Avokati Maks Haxhia ka folur për lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm të PS Saimir Tahiri ku në një deklaratë për mediat tha se ky i fundit dënimin e mbetur prej 1 vit e 8 muaj e 15 ditë  do e kryejë përmes shërbimit të provës.

Haxhia tha se Gjykata ka vendosur të pranojë 5 kushtet e vendosur nga pala pasi bashkëshortja e Tahirit vuan nga një sëmundje dhe e ka të pamundur të kujdeset për fëmijët e saj.

“Është dënuar për shpërdorim detyre dhe me ndryshimet e reja të kodit penal mund të hiqet si masë. Për rrezikshmëri të theksuar për këtë penale, të ulet pasi nuk mund të pretendohet se ish-ministri të ketë këtë rrezikshmëri. Tahirit i kanë mbetur edhe 1 vit e 7 muaj, e katërta të ketë fëmijë në ngarkim dhe bashkëshorte që është në pamundësi shëndetësore, ajo vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat e ka të pamundur t’i shërbejë fëmijëve.

Këto 5 kushtet gjykata i ka shqyrtuar dhe vendosi qëndrim në shtëpi. Kushtet janë të përcaktuara që do i ketë për shërbim prove. Janë kushte që vetë gjykata i ka cituar dhe shërbimi i provës do jetë në Tiranë, përmes kontaktit telefonik apo fizikisht. Nëse do ti duhet të lëvizë jashtë shtetit nëse do ketë probleme familjar të rëndësishëm. Ligji thotë që çdo person i interesuar ti drejtohet mjekësisë ligjore në funksion të një procesi, vetë Tahiri nuk ka probleme shëndetësore”, tha ai.