Përmbytet një anija turistike në Itali, humbin jetën 4 persona

141
0

Katër persona kanë humbur jetën pasi një anije turistike u përmbys në liqenin Maggiore në veri të Italisë për shkak të një stuhie të papritur.

Në anijen e marrë me qira nga një grup miqsh për një ditëlindje ndodheshin  25 persona në bord, përfshirë italianë dhe të huaj.

14 persona kanë mundur të shpëtojnë duke notuar në breg ndërsa 7  persona të tjerë u shpëtuan nga  ekipet e kërkim-shpëtimit.

Kanë qenë  disa persona të tjerë brenda një varkë tjetër që kanë parë ngjarjen dhe kanë lajmëruar menjëherë autoritetet.

Zona ishte goditur nga moti i keq një ditë më parë dhe ende nuk dihet pse anija në të cilën po zhvillohej festa nuk u kthye në port pavarsisht paralajmërimeve për mot të keq.