Një tërmet me magnitudë 3.6 është regjistruar mëngjesin e sotëm në Pukë.
Epiqendra e tërmetit është fshati Fan në Mirditë, ndërsa ka pasur thellësi 12 kilometra.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Tiranë, por nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.