Fëmijët në vendin e parë/ Ja cfarë parashikon Kodi Rrugor. Nga gjoba deri ne…

515
0

Të gjithë shoferet që kanë në automjetin e tyre një fëmijë nga 0-12 vjeç, do të ndëshkohen me gjobë nga 5000-15000 nga policia rrugore nëse të vegjlit qëndrojnë në makinë pa rripin e sigurimit në sistemet e fiksimit.

Por, penalitetet nuk përfundojnë këtu, nëse kjo shkelje është e përsëritur nga drejtuesi i mjetit, atëherë ai rrezikon edhe pezullimin e lejes së drejtimit nga 6-12 muaj.

“Ka penaliteti që janë gjobë në një vlerë të caktuar, por nëse përsëriten ka penalitete më të ashpra. Por nuk është elementi penalitet e sigurisë së fëmijës, është e ardhmja jote. Kjo duhet të sigurohet. Kultura dhe logjika është që pajisja dhe të përdorur rrit mundësinë që edhe nëse përfshihesh në aksident që fëmija të mos ketë dëmtime”, tha eksperti rrugor Artur Sulçe.

Problemi nuk qëndron te ligjet e Kodit Rrugor, por tek mentaliteti i shoqërisë sonë, të cilët sipas ekspertit rrugor Artur Sulçe, prindërit ende nuk e kanë kuptuar rëndësinë këtij sistemi fiksimi.

“Parimisht ka një problem me këtë sepse kultura e sigurisë rrugore nuk është në atë nivel që njerëzit ta kuptojnë që ajo dihet. Dhe ju keni parë nëpër rrugët e Tiranës që prindërit i mbajnë fëmijët e vegjël tek timoni. Në këtë këndvështrim unë sugjeroj që fëmija duhet të rrijë tek soxholino tek pjesa e vet mbrapa që për çdo ngjarje ai është i sigurt”, tha Sulçe.

Rritja e numrit të aksidenteve në vendin tonë, vjen si pasojë e shofereve të papërgjegjshëm të cilët me parakalimet e gabuara dhe mungesën e rripit të sigurimit vënë në rrezik jo vetëm jetën e tyre, por edhe të të tjerëve.