Bordi i Transparencës është mbledhur sërish ditën e sotme, ku ka vendosur çmimet e reja të karburanteve.
Nafta është rritur me 3 lekë, duke shkuar nga 173 në 176 lekë/litër.
Benzina është rritur me 6 lekë, duke shkuar nga 173 në 179 lekë/litër.
Gazi mbetet njëjtë me 63 lekë/ litër.
Çmimet e reja do të futen në fuqi ditën e sotme prej orës 18:00.