Skip to content

Shkuan për të ndihmuar të prekurit nga përmbytjet, çifti shqiptar në Itali i vjedhin mijëra euro një çifti të moshuarish

  • by

Një çift shqiptarësh janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen se kanë vjedhur 5500 euro një çifti të moshuarish në Emilia Romagna, zonë e cila është përmbytur ditët e fundit nga reshjet e dendura.

Të arrestuarit janë 39-vjeçari Martin Faqolli, i cili punon si hidraulik dhe bashkëshortja e tij Valde Dudi, 33-vjeçare.

Gjatë seancës gjyqësore, 39-vjeçari ka marrë përgjegjësinë për ngjarjen dhe ka kërkuar falje duke pretenduar se kishte shkuar së bashku me gruan dhe disa vullnetarë me qëllimin për të ndihmuar të prekurit nga përmbytjet. Mirëpo, kishte gjetur para në një shes të cilin çifti i moshuar e kishte lënë në diell që të thahej dhe ra pre e tundimit.

Ndërsa gruaja deklaroi se nuk kishte dijeni për vjedhjen.

Please follow and like us:
fb-share-icon0
Tweet 20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.