Filipinasi që punon në Shqipëri: Vend i bukur dhe i qetë, por këtu s’m pëlqejnë..

549
0

Samueli nga Filipinet, i cili punon e jeton në Shqipëri me bashkëshorten, rrëfen se u largua nga vendlindja për arsye ekonomike dhe kushtet e vështira të jetesës. Ai shprehet se u gëzua shumë kur e telefonuan nga Shqipëria pas aplikimit për punë, e për këtë arsye do të dëshironte të merrte këtu edhe 2 fëmijët e tij që jetojnë ende në Filipine.

Në një intervistë për Real People në Euronews, Samueli tha se i pëlqen Shqipëria, pasi është vend i qetë. Por ai bëri dhe një kritik në lidhje atë çka nuk i pëlqen këtu, dhe që janë mbeturinat që ndodhen kudo.

“Kërkova në internet përpara se të vija këtu. Njerëzit janë shumë të mirë dhe ka vende të bukura. Është një vend i dashur. Më vjen keq ta them, por gjëja që s’më pëlqen këtu janë mbeturinat, të cilat janë gjithandej. Shqipëria nuk është e vështirë të pëlqehet. Unë jam përshatatur shumë shpejt këtu. Në 2009 shkova në Arabinë Saudite, punova për 3 vite.

Të them të drejtën se vendosa të jetojë këtu sepse është një vend i qetë. Në Filipine ishte shumë e zhurmshme. Atje nuk kisha punë dhe bëra kërkimet në internet dhe gjeta Shqipërinë”, tha ai.