Është përkeqësuar bilanci i viktimave nga përmbytjet në Emilia-Romagna të Italisë. Mediat italiane bëjnë të ditur se mbrëmjen e sotme, numri i viktimave ka arritur në 14 dhe disa të zhdukur por mendohet se do te rritet akoma.
Numri i komunave të përmbytura është rritur në 42, ndërsa rreth 10 mijë persona janë shpërngulur. 27 mijë persona janë pa energji elektrike. Niveli i të gjithë lumenjve vazhdon të jetë mbi pragun e emergjencës dhe priten përmbytje të reja, të cilat mund të rëndojnë brigjet e dobësuara apo të dëmtuara
Dëmet llogariten në miliarda. Presidenti i Rajonit, Stefano Bonaccini: “Dëmi në disa miliardë euro, si një tjetër tërmet”.
Tani është dhënë alarmi edhe për rrëshqitje dheu. Ka mbi 280 rrëshqitje dheu të shkaktuara nga moti i keq në Emilia-Romagna, nga të cilat 120 janë veçanërisht të rëndësishme në 58 komuna. Alarmi i kuq vazhdon dhe është konfirmuar në Emilia-Romagna edhe për nesër, të premten.
Përmbytje të reja janë regjistruar në zonën e Ravenës. Evakuime në Castel Bolognese, ku ka pasur problem mungesën e ujit të pijshëm.