“Për herë të parë do të ketë..” Meteorologët ngrënë alarmin: Rritja e temperaturave do t’i kalojë..

170
0

Temperatura mesatare globale pritet të rritet gjithnjë e më shumë gjatë viteve të ardhshme.

Sipas raportit të ri të Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO), midis 2023 dhe 2027, për herë të parë, njerëzimi do të shohë nivelet para-industriale të kalojnë 1.5 gradë për të paktën një vit.

Shanset janë të paktën 66%, ndërsa është thuajse e sigurt (në 98%) një nga pesë vitet e ardhshme, dhe periudha pesëvjeçare në tërësi, do të jenë më të ngrohtat e regjistruara ndonjëherë.

Nëse në dy vitet e fundit (2022-2026) probabilitetet ishin 50%, të dhënat e reja tregojnë se pragu përtej të cilit mund të ketë pasoja katastrofike për planetin po afrohet gjithnjë e më shumë.

Ndër shkaqet kryesore janë gazrat serrë dhe El Nino , një fenomen periodik klimatik që shkakton ngrohje të fortë të ujërave të Oqeanit Paqësor.

Ngrohja e El Nino-s pritet në muajt e ardhshëm dhe kjo do të kombinohet me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu për të shtyrë temperaturat globale në një territor të paprekur më parë. Kjo do të ketë pasoja të gjera për shëndetin, sigurinë ushqimore, menaxhimin e ujit dhe mjedisin. Ne duhet të përgatitemi”, tha Sekretari i Përgjithshëm i WMO, Petteri Taalas.

Temperatura globale mesatare e parashikuar midis 2023 dhe 2027 është midis 1.1 dhe 1.8 C mbi mesataren e viteve 1850 – 1900.

Rritja e ngrohjes e vërejtur tashmë në Arktik do të vazhdojë, ku temperaturat pritet të rriten tre herë më shpejt se mesatarja e viteve 1991-2000. Reshjet pritet të rriten në zona të tilla si Sahel, Evropa Veriore, Alaska dhe Siberia Veriore, ndërsa rënie pritet në pellgun e Amazonës dhe pjesë të Australisë./a2news/