Monedha europiane ka nisur të rimëkëmbet. Sipas Bankës së Shqipërisë, euro ka arritur në nivelin e 111.89 lekëve, duke u rritur me 0.90 lekë krahasuar me një javë më parë. Ndërsa krahasuar me ditën e premte, Euro është rritur me 0.49 Lekë.
Javën që kaloi Euro shënoi rënien më drastike të saj, duke u këmbyer me 110.4 Lekë. Por tashmë ka nisur një trajektore të lehtë rritje. Për ekspertët e ekonomisë, është herët për të thënë nëse do të ketë një rritje të mëtejshme të monedhës europaine në raport me Lekun.
Një faktor i cili pritet të ndikojë në stabilitetin e monedhës europiane, ështe sezoni turistik dhe numri i shqiptarëve që do të shpenzojnë Euro jashtë vendit.
Prej muajsh tregu shqiptar ka tejngopje me monedhën Euro, duke bërë që Leku të ketë epërsi ndaj monedhës europiane.
Edhe Dollari po ashtu ka pesuar rritje duke u kembyer me 102.71