Tragjedi në Gramsh: 15-vjeçari humb jetën pas konfliktit me thika mes adoleshentëve

131
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:30 në lagjen “Sport 2” në Gramsh, ku pas një konflikti të çastit mes 5 adoleshentëve, njëri prej tyre ka marë plagë të rënda me mjet prerës, në këtë rast një thikë. Shtetasi Fatjon Bici, 15 vjeç, i plagosur rëndë, është dërguar në spital, por fatkeqësisht ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marrë.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Pas ndjekjes së tyre, janë kapur dhe shoqëruar në Komisariat 4 adoleshentët, përfshirë autorin e konfliktit. Shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç, do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve në prani të prokurorit, psikologut dhe prindërve të tyre.

Grupi hetimor vazhdon me veprimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe për përcaktimin e autorësisë së ngjarjes. Në përfundim të veprimeve hetimore, do të jepet njoftim për arrestimin e autorit dhe për masat që do të merren për tre shtetasit e tjerë të shoqëruar.

Ngjarjet e tilla janë shqetësuese dhe tronditëse për komunitetin. Autoritetet janë duke punuar për të siguruar drejtësinë dhe për të parandaluar dhunën në mes të rinisë. Situata është nën kontroll dhe masa të nevojshme do të merren për të ruajtur rendin dhe sigurinë në qytetin e Gramshit.