Sipas parashikimeve te SHMU fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Ditën e shtunë moti pritet të jetë me alternime vranësirash dhe intervale kthjelliemsh. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore me intensitet të ulët ndërsa, në veriperëndim dhe jugperëndim me intensitet deri mesatar.
Dita e diel parashikohet të jetë me mot me vranësira dhe intervale të shkurtëra kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet pritet të mbeten prezente të herëpasherëshme gjatë ditës me intensitet të ulët deri mesatar.
Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herë kryesisht ditën e dielë pritet të fitojë shpejtësi deri në 20-25m/sek kryesisht përgjatë zonave luginore dhe brigjeve detare në jug të vendit.
Deti pritet të jetë i forcës 4-6 ballë kryesisht ditën e dielë.