“Gruaja ime pranoi se kishte lidhje me italianin, ja kisha falur njëherë, und kerkoja te..”, rrëfehet Malaj

565
0

Taulant Malaj ka rrëfyer para hetuesve vrasjen e vajzës së tij Gessica dhe Massimo De Santis si dhe tentativën për vrasjen e bashkëshortes Tefta.

“Gruaja ime pranoi se ajo kishte një lidhje me Massimo. Ajo më kishte kërkuar falje për këtë marrëdhënie, por unë doja të ndahesha”, i tha prokurorit 45-vjeçari me origjinë shqiptare, banues në Torremaggiore në provincën e Foggia.

Malaj bëri gjithashtu një video menjëherë pasi vrau me thikë vajzën e tij 16-vjeçare dhe De Santis, të dashurin e dyshuar të gruas së tij. 45-vjeçari filmon dy trupat e viktimave, ndërkohë që gruaja e tij Tefta vajton vajzën e saj të vdekur, ai e shan dhe kërcënon atë dhe djalin 5-vjeçar që i shpëtoi masakrës.

“I kam therur dhe nuk kam mbaruar akoma”, thotë Malaj.

Ai tregon trupin e De Santis në korridorin e hyrjes së godinës me një thikë kuzhine:

“E shihni këtë këtu? Ai është italian. Unë tashmë e kam falur një herë gruan time, ai është i dyti. E preva, i vrava të gjithë. Edhe vajzën time”, thotë ai.

Taulant Malaj është arrestuar në afërsi të pallatit, ku hetuesit nuk kanë përjashtuar faktin që edhe ai të ketë dashur të vrasë fëmijën tjetër, djalin 5-vjeçar.

Njëzet plagë me thikë ishin rezervuar për De Santis, i cili drejtonte një lokal në zonë. Kur erdhi ndihma, ai tashmë kishte vdekur. Nënë e bijë u transportuan urgjentisht me ambulancë në spitalin në Foggia, por vajza nuk mundi të mbijetonte.Ndërkohë bashkëshortja 39-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital, por në gjendje shoku.

45-vjeçari Malaj punonte bukëpjekës. Vajza Xhesika ndoqi institutin shtetëror të arsimit të lartë Fiani-Leccisotti në Torremaggiore./Opinion.al