Vrau italianin dhe të bijën, 45 vjecari shqipar: I vrava por nuk kam përfunduar

147
0

Heshtje në gjimnazin ku mësonte 16-vjeçarja, shokët e klasës: Xhesi jeton brenda nesh

“I kam therur dhe nuk kam mbaruar akoma”. Kanë qenë këto  fjalët e shkëputura nga një video e xhiruar nga Taulant Malaj i cili goditi për vdekje vajzën e tij 16-vjecare dhe 51-vjeçarin italian Massimo De Santis.

45-vjeçari filmon dy trupat , ndërsa gruaja e tij Tefta e cila mbeti gjithashtu e plagosur  vajton vajzën e saj të përgjakur ndërsa Taulanti e shan dhe kërcënon atë dhe djalin e tyre  5-vjeçar që i shpëtoi masakrës.

Në korridorin e hyrjes së pallatit së bashku  me thikën e  kuzhinës me të cilën kreu edhe krimin ai dëgjohet duke thënë: “E shihni këtë këtu? Ky është italian. Unë tashmë e kam falur një herë gruan time, ky  është i dyti. E preva, i vrava të gjithë. Edhe vajzën  time”.

Pamjet e masakrës në Torremaggiore, Taulant Malaj ia dërgoi të afërmve të tij në WhatsApp të cilat filluan më pas të qarkullojnë në rrjetet sociale.

Në shkollën e mesme  Fiani-Leccisotti në Torremaggiore  shokët e klasës kanë vendour  një poster në hyrje të shkollës ku shkruhet “Xhesi jeton brenda nesh përgjithmonë”, duke i dhënë në këtë mënyrë lamtumirën shoqes së tyre të klasës e cila u vra në përpjekje për të mbrojtur të ëmën.

Carmine Collina, drejtoresha e shkollës ku mësonte  Xhesika, e përshkruan atë si një nxënëse të qetë e të sjellshme dhe që nuk kishte patur kurrë probleme.

Në të gjitha klasat e shkollës u mbajt një minutë heshjte për të nderuar 16-vjeçaren.

Taulanti është tashmë i arrestuar për vrasje të dyfishtë ndërsa ish-gruaja e tij ndodhet në spital. Ishte ajo e cila mundi të arratisej në kohë  nga shkallët dhe të lajmëronte karabinierët për krimin e rëndë.

I zemëruar nga lidhja e re e ish-bashkëshortes së tij me italianin i cili ishte fqinj me të, u godit 20 herë me thikë. Ai nuk kurseu as të bijën e cila u fut në mes për të ndarë prindërit e saj.