“Cmimet shumë të larta dhe taksa shumë” Emigrantja shqiptare në Suedi e përlotur: Thjeshtë punojmë për të paguar taksat.. (Video)

177
0

Për shumë shqiptarë, emigrimi është një formë proteste. Një shprehje e revoltës për mundësitë e mohuara në vendlindje, për ndjesinë e padrejtësisë, pabarazinë ekstreme të një pjese të vogël të shoqërisë, krahasuar me masën, për pasigurinë, për mungesën e arsimit cilësor, shëndetësor etj.

Është edhe shprehje e mosbesimit tek klasa politike, te vendimmarrja e saj, konflikti që ajo përcjell në shoqëri, gjuha e vrazhdë, pasurimi i saj dhe i një pakice mediokre dhe parazite që i rri pranë, etj.

Arsyet janë të shumta dhe të kuptueshme. Largimi është kthyer tashmë thuajse në një psikozë kolektive.

Por duhet thënë edhe ana tjetër e medaljes: Askund nuk është fushë me lule, dhe çdo vend ka problemet e tij.

Në këtë video amatore që qarkullon në rrjete sociale, një e re shqiptare e cila ka emigruar në Suedinë e largët, pyetet çfarë nuk i pëlqen nga vendi ku ka vendosur të ngrejë jetën e saj.

Përgjigja vjen nga një kënd vështrimi që ne zakonisht e kemi lënë në hije. Video ndërpritet një moment sepse të resë i vijnë edhe lotët.

Taksat, jetesa e shtrenjtë, pamundësia për të kaluar kohën e lirë si në vendin nga erdhi, zakonet e ndryshme, rregullat e ndryshme, klima e zymtë, janë disa nga problemet që ajo përmend.

Për më shumë ndiqeni vetë dhe nëse duam të komentojmë, le ta bëjmë pa mllefe dhe me një nivel etike të pranueshëm.(Dita)

VIDEO