“Mori notë të keqe në lëndën e Historisë dhe…”, zbulohet arsyeja pse 14-vjeçari shkaktoi masakrën në Beograd

272
1

Ky është 14-vjecari Kosta Keçmanovic autori i masakrës në Serbi. Djali i një mjeku të njohur, Kosta kishte rezultate të shkëlqyera në shkollë ndërsa kishte marrë edhe kishte marrë dhe vendin e tretë në një konkurs historie. Por pikërisht masakra sipas mediave serbe ka ardhur si pasojë e një konflikti me mësuesen e kësaj lënde.

Ai mori një notë jo të mirë në histori dhe më pas u mërzit. Ai qëlloi mbi mësuesen e historisë në klasë, pastaj mbi shokët e tij . Ai është një nxënës i shkëlqyer “, thonë shokët e klasës.

14-vjecari ka hyrë në shkollë mes orës 8 dhe 08:30 dhe menjëherë ka debatuar me rojen e sigurisë në portën e shkollës, i cili ka tentuar ta qetësojë, por pa rezultat.

Djali ka nisur të godasë me shqelma dhe grushta dhe më pas e ka qëlluar atë duke e lënë të vdekur në vend. Studentët e evakuuar, mes të cilëve edhe shokë e tij të klasës e e përshkruajnë atë si një djalë të qetë dhe të tërhequr.

Ata thonë se ai nuk ishte një person problematik. Pas masakrës ai ka telefonuar vetë policinë duke u bërë të ditur krimin e rëndë që kishte kryer. “Unë jam Kosta Keçmanoviç dhe kam qëlluar disa persona, “, mësohet të ketë thënë ndërsa dyshohet se ka vepruar nën ndikimin e lëndëve narkotike. Sipas policisë, masakra ishte planifikuar dhe organizuar para 1 muaji.

Mediat vendase shkruajnë se autori ishte ngacmuar disa herë nga bashkëmoshatarët e tij. Si pasojë, vitin e kaluar ai kishte ndërruar edhe klasë për t’i shpëtuar bullizmit të bashkëmoshatarëve.