Po vjen vapa nga Spanja/ Shqipëria “digjet” këtë fundjavë, sinoptikani zbulon cfare na pret keto dite

191
0

Në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Top Channel, sinoptikani Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për këtë fundjavë, ku temperaturat do të arrijnë deri në 27-28 gradë celsius, pra vlera 7 gradë më të larta se ato normale.

“Dita e sotme mbetet në ndikimin e kthjellimeve, ndërsa fundjava sjell vranësira të shpeshta, ku gjatë ditës së diel pritet të jenë vranësira konvektive të cilat do të pasojnë herë pas here zhvillime të përkohshme, duke gjeneruar mundësi për momente të pakta me reshje shiu dhe kjo vjen si pasojë e temperaturave të larta që pritet të përjetojë vendi ynë gjatë kësaj fundjave. Maksimumet gjatë ditës së shtunë dhe së diel pritet që në territorin shqiptar  të ngjiten dhe në vlerën 27-28 gradë celsius, rreth 7 gradë më të larta se vlerat normale.

Por jo vetëm vlerat maksimale, edhe ato minimale do të kenë një rritje të ndjeshme të tyre duke bërë që të regjistrohen vlerat 4-5 gradë celsius në qytetet e zonave malore. Java që vjen pritet të sjellë një mot të paqëndrueshëm, ku do të kemi vranësira të shpeshta, prezencë të lartë të lagështirës në ajër, e cila do të bëjë që herë pas here të kemi prezencë të reshjeve të pakta të shiut. Temperaturat e ajrit gjatë fillimit të javës do të kenë një rënie të tyre, duke iu afruar vlerave normale, rreth vlerës 25 gradë celsius”, ka thënë Hakil Osmani.