Kokrra e breshërit sa një top tenisi, dëmtohen rëndë shtëpi e makina

3897
0

Një stuhi shiu e shoqëruar me erëra të forta dhe breshër ka goditur zonën e Floridas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo që ka trembur banorët ka qenë madhësia e kokrrës së breshërit, e cila ishte sa një top bejsbolli.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e breshërit, si pasojë e të cilit u dëmtuan rëndë banesa e automjete.

Breshëri goditi Palm Bay, Teksas dhe Bellmead, Waco, Rusk County, Valley Mills, Eastland County, Texas.

Stuhitë e forta kanë goditur juglindjen e SHBA-ve në muajt e fundit, ndërsa 9 persona kanë humbur jetën.