“Mos më akuzo fëmijët, i kam shembullorë”- Eksperti zbulon si u vodh shtepia e komentatorit te njohur..

138
0

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi, ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me fenomenin në rritje të vjedhjeve të banesave në Tiranë.

Rexhepi tha se në momentin që nuk ka thyerje nga jashtë, vjedhjet janë gjithmonë nga persona të brendshëm.

Ai risolli në vëmendje dhe rastin e vjedhjes së një shume të konsiderueshme parash në banesën e një komentatori të njohur, ku sipas tij pas analizimit të provave zbuluan se ishte një vjedhje e brendshme.

“Ishim në një vjedhje banese, është ngjarje e vërtetë, ishim te komisariati numër 1. Unë isha eksperti, ishte dhe një inspektor, djalë shumë i mirë dhe profesionist. Prnari i banesës një personazh i njohur akuzonte shoferin. “Ma ka bërë shoferi”- thoshte. Unë sa hyra brenda pashë situatën, i thashë është vjedhje e brendshme. Më tha mua të lutem shumë unë fëmijët i kam shembullorë mos m’i akuzo. I thashë që kjo është terminologjia që ne përdorim, nuk po t’i akuzon njeri fëmijët, nëse vjedhja nuk ka thyerje nga jashtë quhet vjedhje e brendshme. Ai vetëm te shoferi dyshonte, ne filluam shihnim provat. I them inspektorit do më shohësh pak fëmijët. Vjen djali një bukurosh ëngjëll i Perëndisë, iku djali nuk ishte. Erdhi vajza, me pikëpyetje. I thashë inspektorit shiko pak të dashurin e vajzës. Kur i morëm gjurmët e pashë shumë të ngarkuar emocionalisht. Ishte vjedhje e brendshme, nuk mund të jap më shumë detaje, se ishte një komentator i njohur”, tha Rexhepi.