Një studente e cila kishte dalë për darkë me shoqet dhe të dashurit e tyre duket se ka përfunduar si mos më keq.
Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show” vajza nuk mban mend asgjë nga darka dhe për më tepër e kishte gjetur veten në mëngjes në Roskovec të Fierit.
“Një vajzë studente në qytetin e Vlorës kishte dalë me dy shoqet e saj dhe të dashurit e tyre për një darkë. Vajza pretendon se i kanë hedhur lëndë narkotike në pije pasi e kishte gjetur veten në mëngjes në Roskovec të Fierit. Nuk mbante mend asgjë. Ndërkohë shoqet në konvikt ishin bërë merak për të”, tha gazetari./tvklan.al