Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja tronditëse që ndodhi dje në Pejë, Personat në foto, sipas medieve në Kosovë, janë pikërisht autori Urim Hyseni,(djali) dhe nëna e tij, Hyrije Hyseni.
Po sipas asaj që raportojnë mediet në Kosovë, shkak i konfliktit është bërë mosmarrëveshja që djali kishte me nënën e tij prej disa kohësh. Ai e akuzonte nënën se ishte shkaktare për ndarjen nga gruaja.
Autori ishte i martuar me një grua nga Gjakova por për shkak se marrëdhënia mes tyre ishte rënduar, martesa kishte përfunduar me ndarje. Autori i ngjarjes tashmë është arrestuar nga Policia.