“Tradhtia nuk duhet falur se bëhet rrugë..” Telefonuesja rrëfehet Live: Bashkëshorti im më tradhtoi deri sa..

183
0

A falet tradhtia në çift ishte tema e emisionit në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ku një telefonuese ka treguar se ajo vetë ishte tradhtuar dhe nuk e fal asnjëherë tradhtinë.

Sipas saj, tradhtia nuk duhet të falet pasi përsëritet.

“Në fakt tradhtia nuk duhet falur se po u fal njëherë ajo bëhet rrugë. E kam dhe nga përvoja e jetës. Jam tradhtuar një herë edhe u bë rrugë nga ana e bashkëshortit. Deri sa përfunduam në divorc. Nuk duhet lëshuar pe për këto gjëra. Më mirë me thënë kaq kishim”, tha telefonuesja.