Italiani i lë shqiptarit tek dera e shtëpisë kavanoz me fekale dhe mi të ngordhur: Ik në Shqipëri me gomone

185
0

Policia italiane ka nisur hetimet për një 72-vjeçar italian. Ky i fundit është denoncuar nga një shqiptar dhe rumune, burrë e grua, pasi janë përndjekur dhe ofenduar për 14 vite me radhë nga ai. Konfliktet verbale mes fqinjëve kanë ndodhur në Baricella të Bolonjës ku karabinierët bënë me dije se pas marrjes së denoncimit nga rumunia kanë marrë dhe masa ndaj 72-vjeçarit, i cili prej 14 vitesh kishte nisur të persekutonte fqinjët e tij.

Në denoncimin e saj rumunia kishte theksuar se tashmë qëndrimi paragjykues i të moshuarit ishte përkeqësuar me kalimin, duke kaluar nga ofendime të tilla si “Të huaj, kthehuni në Shqipëri me gomone!”, në frikë, pasi para disa javësh kishte vendosur një kavanoz plot me fekale ose të një miu të ngordhur para derës.