Skip to content

Itali/ Po lozte në oborr, 12-vjeçarin shqiptar e zë poshtë porta e hekurt, dërgohet me urgjencë në spital

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku ka mbetur i plagosur një fëmijë 12 vjeçar shqiptar.

    Bëhet me dije se fëmija shqiptar ishte duke lozur në oborr, kur e ka zënë poshtë porta e hekurt e shtëpisë.

    I ati sapo ka parë ngjajen ka vrapuar të nxjerrë fëmijën, por që e ka pasur të pamundur ta lëvizë vetëm. Në ndihmë i kanë ardhur dhe fqinjët dhe kanë nxjerrë 12-vjeçarin.

    Fëmija është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.