Aksidentohet këmbësorja në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.
Mjeti me drejtues N. I., ka aksidentuar një shtetase (këmbësore) rreth 50 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.