Rritja e divorceve, në këtë qytet të Shqipëriseë martesat nuk zgjasin më shumë se dy vjet

146
0

Divorcet në Elbasan kanë ardhur në rritje. Euronews shkruan se përgjatë vitit 2022 në Gjykatë u depozituan 687 kërkesë padi për zgjidhje martese, 533 prej të cilave janë shqyrtuar dhe kanë përfunduar. Sipas avokatit Demir Çiftja, faktorët kryesorë mbeten kushtet ekonomike, dhuna dhe papunësia. Divorcet, sipas tij, janë rritur ndjeshëm edhe tek moshat e reja, martesa të cilat nuk zgjasin më shumë se dy vjet.

“Në lidhje me divorcet numri është rritur prej hir së vertetës, pjesa më e madhe e divorceve vijnë për shkaqe të gjendjes ekonomike. Familjet shqiptare më shumë se cdo herë tjetër tani ndjejnë atë rëndësën e financave, rëndesën ekonomike. Te gjitha këto kanë cuar që në momentin kur familjet behen me femijë dhe fillojne dhe shpenzimet rriten ajo ka cuar që të debatojnë të humbin respektin reciprok ne familje dhe vijnë drejtë divorcit”, tha Çiftja për Euronews.

“Janë edhe faktorë të tjerë që lidhen me personat që ndodhen jashtë shtetit që lidhen me ekspulset që mund të kenë marrë në vende të ndryshme të BE ku ata jetojnë dhe punojnë detyrohen qe të lidhen martesa per të ndryshuar mbiemrat dhe pastaj kërkojnë zgjidhje të martesave të tyre,”- shtoi ai.

“Nëse sot mua do me vijë nje klient dhe do më kërkojë sa mund të zgjasi një lidhje martese nga momenti parë që ne fillojmë do te zgjasi 9 muaj deri ne nje vit,”- përfundoi avokati.