Aksidentoi gjithë familjen, Italia dëbon 32 vjecarin shqiptar, dënimin do ta vuajë në Shqipëri

260
0

Orjol Lame, 32-vjeçari shqiptar që shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën gruaja e fëmija i tyre vetëm një veç, si dhe motra e vëllai i bashkëshortes është dëbuar drejt Shqipërisë. I riu akuzohet për vrasjen e katër personave, por dënimin do ta vuajë në Shqipëri. Hetimet do të vijohen nga pala italiane.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 30 tetorit të vitit 2022. Lame humbi kontrollin e mjetit, duke u përplasur me një vilë të pabanuar në Via Emilia. Si pasojë e përplasjes vdiqn katër personat që ndodheshin në mjet. I vetmi i mbijetuar ishte i riu 32-vjeçar.

Ai qëndroi në koma për rreth dy muaj dhe më pas u vu në pranga. I riu rezulton se është dhe një persona me precedentë penalë, pasi dy vite më parë ishte dënuar për trafik kokaine.