Surprizat e Motit ne Fundjavë/ Sinoptikani zbulon cfarë pritet të ndodhë të shtunën dhe të dielën

1867
0

Sipas parashikimeve te motit nga Meteoalb, dita e sotme pritet që të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve të paktën gjatë paradites në të gjithë territorin shqiptar. Sinoptikani Hakil Osmani bëri me dije se pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të pakta të vranësirave të cilat më të fokusuara mbeten në zonat malore, por nuk priten të gjenerojnë reshje.

Sa i përket fundjavës parashikohet të kemi herë pas here vranësira të shpeshta. Gjatë ditës së shtunë këto vranësira do të jenë të fokusuara në zonat malore, duke krijuar mundësi për reshje të pakta në qytete ndërsa në zonat e thella malore do të ketë shfaqej të pakta të flokëve të dëborës.

Dita e diel do t’i ketë disi më të shpeshta vranësirat duke rrezikuar edhe qytetet e zonës së ulët. Orët e mbrëmjes do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve të motit.

Fundjava do të ketë një rritje të temperaturave të ajrit deri në 18-19 gradë Celsius