Komentoi banorët e BBV, Blendi Salaj kërcënohet me jetë nga fansat e njërit prej banorëve. Do i dërgoj në polici, jam shumë i shqetësuar..

291
0

Moderatorët e emisionit “Wake Up”, Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, komentojnë cdo dite ngjarjet më të nxehta të “Big Brother VIP2”.

Ata kanë në dispozicion vetëm 5 minuta që të flasin për momentet më pikante që kanë ndodhur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ata japin mendimet e tyre për debatet apo ngjarjeve që komentohen shumë edhe në rrjet.

Por duket se fansat e banorëve kur nuk u pëlqen një koment që moderatorët bëjnë, menjëherë u shkruajnë në rrjetet sociale ku i ofendojnë dhe kërcënojnë.

Gazetari i njohur, Blendi Salaj, teksa po komentonte sot disa momente të forta në BB VIP, tha se ka marrë dy kërcënime për jetë.

“Dje mora dy kërcënime me jetë nga ato që thamë dje në emision për Big Brother VIP, fansat e njërit prej banorëve të BB VIP që nuk dua t’i them emrin. Të cilët do ti delegoj në polici se jam shumë i shqetësuar”, tha Salaj.

Kujtojmë se gazetari nuk është i vetmi që ka marrë kërcënime me jetë. Në fakt që kur ka nisur ky edicion i reality show-t, personazhet e njohur që kanë thënë diçka në lidhje me banorët kanë marrë ofendime, mallkime dhe kërcënime.

E jo vetëm kaq, pasi fansat e njërit banor ofendojnë dhe fansat e banorëve të tjerë, ose mallkojnë edhe vetë banorët që janë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale është shumë e madhe.