“Po ju ikin të rinjtë, merrni masa” përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri ngre alarmin për vendin tonë: Nuk është vetëm ceshtje pagash..

263
0

Kryeministri Edi Rama është duke zvilluar një konferencë të përbashkët me Përfaqesuesin e Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas.

Gjëtë fjalës së tij, Salinas tha se është shqetësuesi largimi i të rinjëve nga vendi, teksa tha se do të bashkë me qeverinë do krijojnë përmirësime të mbrojtjes sociale dhe shëndetësië.

“Gjithashtu me rëndësi është edhe kapitali njerëzor. Jemi të shqetësuar për numrin e personave që largohen nga Shqipëria, por bashkë mendojmë se mund të krijojmë përmirësime të mbrojtjes sociale, shëndetësinë apo edhe për rindërtimin e spitaleve.

Shtylla e tretë e strategjisë sonë përqendrohet tek rezistenca, siç e dimë jemi përballur me shumë kriza dhe ne duan të punojmë për të rritur rezistencën për t’u përballur me krizat e ardhshme.

Çështja e emigracionit është komplekse, po pagat janë një pjesë e rëndësishme. Po kështu kur flasim me njerëzit sidomos të rinjtë, nuk është vetëm çështja e pagave, por çështja për të pasur jo vetëm një punë të mirë , por edhe një punë për të krijuar perspektive” tha Rama ndër të tjera.