Gazetarja italiane viziton Shqipërinë për herë të parë dhe mbetet pa fjalë, ja cfarë shkruan: Njerëz të veçantë, mikpritja dhe fjala është e shenjtë për ta

179
0

Cristina Parodi, gazetare dhe prezantuese e njohur televizive italiane ka vizituar së fundmi Shqipërinë, ku edhe ka ndarë eksperiencën e saj në rrjete sociale. Parodi së bashku me bashkëshortin e saj, kryebashkiakun e Bergamos, Giorgio Gori kanë vizituar disa vende të vendit përveç Tiranës.

Ata janë takuar gjithashtu edhe me kryeministrin Edi Rama dhe bashkëshorten e tij, Linda si edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Teksa ka ndarë disa pamje nga Tiranë dhe vendet e tjera që kanë vizituar, ajo shprehet e impresionuar nga ndryshimi dhe nga mikëpritja e njerëzve.

“Isha në Shqipëri për herë të parë dhe ishte një eksperiencë shumë intensive. Ai që ishte vendi më i varfër në Evropë në vitet ’90 tani po rritet me ndërtesa futuriste (shumë të ndërtuara nga arkitektë italianë) dhe projekte ambicioze ekonomike. Të gjithë flasin italisht dhe e duan vendin tonë, i cili me televizionin e tij në vitet ’90 përfaqësonte dritaren e vetme në botë, ndërsa ata ishin të shtypur nga regjimi komunist.

Bunkerët ende të dukshëm dhe të shndërruar në muze na tregojnë për frikën e viteve të dominuara nga dhuna, dëbimet, puna e detyruar dhe ekzekutimet. Shtëpia me gjethe (nëse shkon dhe e viziton) është një dëshmi rrënqethëse e nënshtrimit të një populli të spiunuar, të kontrolluar dhe të denoncuar për çdo opinion tjetër përveç regjimit.

Megjithatë, shqiptarët që takuam janë njerëz të veçantë. Mirëpritja dhe fjala e dhënë janë të shenjta. Dhe optimizmi në këtë periudhë historike ndihet atje, është i prekshëm: kanë një kryeministër që po transformon vendin, një kryebashkiak të ri dhe konkret në Tiranë, një dëshirë të madhe për Evropën. Përshtypja është se të rinjtë do të krijojnë Shqipërinë e re. Kemi njohur disa që kanë vuajtur, por nuk kanë pushuar kurrë së luftuari. Dhe ne brohorasim për ta”, ka shkruar ajo