Shkëndija nuk pranon t’i japë vajzave të saj pjesën e tokës që iu takon me të drejtë nga ligji. Hapësira prej 20 dylymësh, së bashku me vreshtat, ullinjtë dhe një shtëpi ndodhet si kolateral në bankë për një kredi prej 30 milionë Lekësh që e ka marrë vëllai dhe nipi i Shkëndijes.
Zana, vajza që ka sjellë nënën në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan kërkon me të drejtë pjesën e saj, por Shkëndija thotë se asnjëra prej vajzave nuk do të marrë tokë.
Shkëndije: Asnjëra s’do marrë tokë.
Zana: Po unë dua pjesën time, ti bëj çfarë të duash me ato.
Shkëndije: Asnjëra.
Eni Çobani: Pra e ke ndarë mendjen që asnjëra s’do marrë tokë?
Shkëndije: Asnjëra s’do marrë.
Ardit Gjebrea: Po a iu takon toka?
Eni Çobani: Iu takon patjetër se janë më të mëdha se…
Ardit Gjebrea: Po për sa kohë që të takon ajo nuk varet nga Shkëndija që thotë s’do marrësh.
Eni Çobani: Patjetër, por unë nuk e di kush i ka thënë Shkëndijes që këtyre nuk u takon dhe nuk ua jep.
Ardit Gjebrea: Po ia jep ligji.
Shkëndije: Po ia jep ligji, po s’do marrë tokë me vete te burri./