Një magazinë e një qendre tregtare në qytetin e Pejës është përfshirë nga flakët. Si pasojë tetë persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Ata kanë paraqitur probleme me frymëmarrjen, ndërsa tashmë janë rrezikut për jetën.
“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë.Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, thuhet në njoftim.