Monika Lubonja habit: Big Brother më ka lënë me pasoja

156
0

Monika Lubonja, përveç se një aktore me karrierë të suksesshme, është komentuar për eksperiencën e saj në reality show Big Brother VIP.

E ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ajo tregoi se si e përjetoi daljen nga formati.

“Në atë format ti kalon çaste nga jeta që s’i ke menduar ndonjëherë. Është shumë e vështirë. Pas daljes pata një trysni të madhe, komente, jo të gjithë të duan. Nuk ja shpjegon dot njerëzve se çfarë ke përjetuar. Falenderoj publikun: jam me pasoja edhe sot”, u shpreh aktorja.