Skip to content

4 shqiptarët që kandidojnë për deputetë në Parlamentin italian

    Zgjedhje për rinovimin e Parlamentit Italian do të jenë me 4 mars dhe të gjitha partitë politike janë në fushatë elektorale. Ndër qindra kandidatë për deputetë janë edhe 4 të kandidatë shqiptarë të natyralizuar në italianë.

    Katër kandidatët janë Bruna Kola Mece, Emiliano Biraku, Anita Likmeta dhe Elona Gaxha. 25-vjeçarja Bruna Kola Mece, kandidon për deputetë  në Bergamo në për Liberi Uguali, një parti e re e sapo formuar nga fraksionistët e Partisë Demokratike Italiane. Emiliano Biraku, kandidon me partinë e kryeministrit Gentiloni dhe Matteo Renzi, pra PD italiane në Romë.

    kandidatet
    Burimi: Faktor.al

    (Në foto 4 kandidatët shqiptarë në zgjedhjet italiane)

    Ndërsa gazetarja e njohur Anita Likmeta, me origjinë nga Rrubjeka e Durrësit  ka vendosur të kandidojë me një lëvizje të re politike të quajtur 10 Volte Meglio. E fundit në listë, por jo nga rëndësia është Elona Gaxha, e cila kandidon për +Europa partia e Emma Boninos, aq shumë e njohur për çështjen e Kosovës në 1999./faktor.al/

    Katër kandidatët:

    Bruna Kola Mece

    Emiliano Biraku

    Anita Likmeta

    Elona Gaxha