Brenda 2 vitesh, pasagjerët që udhëtojnë nga Rinasi pa kontrolle shtesë në aeroportet tranzit

164
0

Brenda dy vitesh “One Stop Security” pritet të jetë funksional, duke bërë që pasagjerët që udhëtojnë nga Rinasi të mos u nënshtrohen kontrolleve shtesë në aeroportet tranzit. Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj dha me tepër detaje për projektin.

“Javën e kaluar ne patëm një auditim teknik nga një kompani europianë e specializuar për sigurinë, i cili do na tregojë ne ekzakt se ku duhet të ndërhyjmë në sisteme. Ky proces shkon deri në dy vite. Nëse ju bëni fluturim për në Kopenhagen, bëni security check sot në aeroportin e Tiranës, dhe kur shkoni në Vjenë bëni një të dytë, ky element nuk do ekzistojë më.’

Edhe implementimi i sistemit të ri elektronik të identifikimit vitin e shkuar në aeroportin e Rinasit, ka ndikuar pozitivisht në përpunimin e pasaportave

“Ky sistem i ri që ne kemi implementuar shkurton tre deri në pesë herë kohën e përpunimit të pasaportave. Me këtë lloj teknologjie ti proceson njerëzit shumë më shpejt.”

Nga 5,2 milionë pasagjere të përpunuar gjate vitit 2022, për këtë vit pritshmëritë janë për fluks edhe më të lartë.

“Presim 6.5 milionë pasagjerë, dy muajt e parë treguan fluks në rritje.”

Autoriteti i Aviacionit Civil nënvizon se investimet në teknologji dhe kapacitete do të vijojnë në aeroport, për të përballuar me sukses çdo fluks udhëtarësh.