Ermiona Lekbello reaguar pas përjashtimit nga “Big Borther Vip”.
Ajo në një postim në rrjetet sociale, ka ndarë një moment nga largimi i saj nga Big Brother teksa shihet duke përqafuar Luizin dhe i drejtohet atij me një mesazh.
“Do më mungosh, të dua fort. Ne jemi fitues dhe jo humbës, ti je fituesi” shkruan ajo krahas postimit.
Kujtojmë që me një komunikim zyrtar nga “Big Borther Vip”, Ermiona Lekbello është skualifikuar ditën e sotme nga loja.
Në zarfin e zi që erdhi këtë mëngjes në shtëpi, shkruhej se pas paralajmërimit të mbrëmshëm nga “Vëllai i Madh”, ish missi ka ushtruar “në mënyrë të përsëritur” dhunë verbale ndaj banorëve prandaj edhe është përjashtuar menjëherë.
Si duket shkak për përjashtimin e Jonës është bërë një debat mes asaj Oltës dhe Maestros. Mesa duket Ermiona ka përdorur fjalë banale ndaj aktores, e cila ditën e sotme po tregonte se ajo e kishte quajtur “balenë” si dhe e kishte ofenduar.
“Zarf i zi vëllai i madh ju ka dhënë mbrëmë ultimatumin e fundit për mos respektimin e rregullave të formatit që nuk lejojnë të cenohet integriteti i askujt. Dhuna verbale e përdorur mbrëmë në formë të përsëritur nga Ermiona përbën një shkelje e për këtë arsye vëllai i madh ju komunikon se Ermiona lë menjëherë shtëpinë dhe është skualifikuar nga loja e si rrjedhojë dhe televotimi i radhës është anuluar”, thuhet në zarf, i cili u lexua nga Luizi.