Reagon Sabiani pas puthjes së parë të Keisit dhe Kristit, bën veprimin e papritur ndaj të bijës

123
0

Pas lidhjes së Luizit dhe Kiarës një tjetër çift duket se po krijohet në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Krsiti dhe Keisi e kanë shprehur në një lloj mënyre pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin. 

Brenda shtëpisë gjithçka duket në rregull por jashtë saj jo dhe aq. Kristi me historinë e tij të dashurisë jashtë shtëpisë ka ngjallur jo pak polemika.

Sjellim në vëmendje se ai sqaroi publikun duke thënë se është ndarë nga partnerja përpara se të hynte në shtëpi. Megjithatë kjo deklaratë nuk kaloi pa u vënë re nga e dashura e tij që e priste jashtë, Zaza, e cila ka bërë publike mesazhet e fundit me të. Në lidhje me këtë situatë nuk kishte si të mos mungonte edhe reagimi i babait të Keisit, këngëtari i njohur Sabiani.

Ndërkaq, mbrëmjen e djeshme Keisi dhe Kristi dhanë puthjen e parë në buzë. Kjo erdhi në kuadër të një loje me dënime.

Ndërkaq, pas kësaj është vënë re papritur  se Sabiani ka hequr të bijën nga Instagrami. Në këtë mënyrë ka dashur të theksojë më shumë qëndrimin kundër lidhjes së saj.