Bill Gates tregon si u bë aq i suksesshëm dhe i pasur: Kjo është arsyeja..

735
0

Bill Gates u bë pjesë e Reddit, në sesionin “Më pyesni çdo gjë”, ku iu përgjigj një sërë pyetjesh, duke filluar nga mendimet e tij mbi ndryshimet klimatike në birrën e tij të preferuar.

Megjithatë, përgjigjia më interesante e miliarderit, ishte se si u bë aq i suksesshëm dhe i pasur.

“Më ka ndihmuar shumë edukimi i mirë, shkolla publike nga klasa e gjashtë dhe më pas shkolla private ku vazhdova studimet,” tha Gates. “Pra me shumë mundësi unë nuk do të isha i suksesshëm nëse nuk do t’i isha përkushtuar teknologjisë dhe matematikës ashtu siç zgjodha të bëj,” tregon businessmag.

Formulimi i pyetjes ishte shumë interesant: A do të ishte bërë kaq i suksesshëm Bill Gates, nëse do të vinte nga një familje me të ardhura të ulëta.

Babai i Gates ishte një avokat në vendin e tij të lindjes.

Në moshën 13 vjeçare ai u fut në shkollën Lakeside, e cila ishte një nga 6 shkollat private më të mira në vend.

NEW YORK – SEPTEMBER 20: Bill Gates listens to former U.S. President Barack Obama answer questions at the Gates Foundation Inaugural Goalkeepers event on September 20, 2017 in New York City. (Photo by Yana Paskova/Getty Images)

Gates më pas ndoqi për dy vjet Universitetin e Harvard, përpara se ta linte dhe të fillonte kompaninë Microsoft.

“Unë isha një nxënës i shkëlqyer në shkollën e mesme. Unë kam qenë shumë i mirë në shkrimin e kodeve të programimit që në moshën 20 vjeç. Ëndrra për realizimin e kompjuterit u bë realitet në vitet 1990,” tha ai.

“Tani unë jam duke punuar për të qenë një baba i mirë dhe të përmbush qëllimet ambicioze të Fondacionit që janë zhdukja e poliomelitit dhe malaries. Unë mendoj se është gjithmonë mirë të kemi qëllime ku suksesi juaj është në dyshim dhe unë e kam këtë në shumë fusha duke përfshirë punën që bëj për ndryshimet klimatike”. / TemA